Nuk dija më mirë
Se s’më kishin mësuar
Por ju rrita me dëshirë
Një ditë më vonë për t’ju gëzuar
S’ka njeri që nuk gabon
Se të tillë jemi gatuar
Por si e more guximin biri im
Me armë në dorë për t’më qëlluar
E në mos e meritofsha një nderim
Të vetmuar mund të më linit
E të vuaja një dënim
Në shtëpi më t’mos më vinit.
Thonë se vajzat janë për prindin
Por unë paskam mëkatuar rëndë
Se ime bijë pa pikë dyshimi
Më hodhi në gropë, më la të shtënë
E kur fëmijët tuaj ju t’ju pyesin
Gjyshi i tyre si e humbi jetën
Për cilin varr do t’i tregoni?
Për atë ku më varrosën, apo atë ku më gjetën?
Vesa News