Bes Kallaku publikoi së fundi projektin e tij më të ri muzikor, i cili titullohet “Intrigante”. Menjëherë pas kësaj fansat kanë aluduar se këtë këngë, Besi ia ka kushtuar ish-bashkëshortes së tij Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka edhe 2 fëmijë, vajzën Ajka dhe djalin Amen.
Zërat u shtuan më shumë nga një ndër vargjet e këngës, ku aktori citon se femra në fjalë i ka kërkuar 1 mijë paund për mamin e sëmurë që e ka në spital. “ Zemra do m1i nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital” thuhet në një ndër vargjet e këngës së këngëtarit.
Kjo solli ne kujtese faktin që në fillimet e njohjes, Besi i kishte qëndruar pranë Xhensilës në momentet e saja më të vështira, duke i dhuruar gjak nënës së këngëtares, e cila ndodhej në spital, dhe ishte një gjendje të renduar shëndetësore. Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare vetëm disa muaj më parë, ndërsa ishte Besi ai që konfirmoi lajmet për ndarje, duke treguar se fëmijët qëndrojnë me ish-bashkëshorten.