Elon Musk është padyshim një figurë që njihet në mbarë botën, jo vetëm për pasurinë marramendëse që zotëron, por gjithashtu për risitë që po përpiqet të sjellë në teknologji. Influenca e tij? Pa diskutim që zë një “hapësirë” të gjerë në shoqërinë tonë, por a është kjo influencë gjithmonë pozitive dhe a përcjellin gjithmonë mesazhet e duhura?
Në një intervistë me ish-prezantuesin e CNN, Don Lemon, ai u shpreh se ketamina ishte në të mirë të investitorëve dhe përdorimi i këtij lloj antidepresanti apo droge rekreative ishte “pozitiv”.
Musk e pranoi hapur përdorimin e ketaminës, ndërsa gjithashtu pohoi se për shkak të abuzimit të drogave rekreative – si kokaina, LSD dhe exstasy – si dhe sjellja e tij e çuditshme kishte qenë në qendër të një hetimi nga Wall Street Journal, por gjithashtu një shqetësim i fortë për aksionarët e kompanive të tij të shumta, kryesisht Tesla dhe SpaceX. Musk më pas u përgjigj duke pretenduar se ai kishte kaluar gjithmonë testet e drogës. Tani ai shton diçka më shumë: ai pretendon se marrja e ilaçit – të përshkruar rregullisht, – është “në interesin më të mirë të investitorëve” jo vetëm të Tesla-s, por edhe të të gjitha kompanive të saj. Sipas tij, ajo që ka rëndësi për Wall Street është “ekzekutimi. Pra, nga pikëpamja e investitorit, nëse jam duke marrë diçka, duhet të vazhdoj ta bëj këtë.” Për Musk, ketamina është e dobishme për “lehtësimin e periudhave të humorit të keq”, të cilat ai i përshkruan si “batica kimike”, me simptoma që i afrohen atyre të depresionit. Për plotësinë, ketamina trajtohet me të vërtetë për depresionin, por gjithashtu ka efekte anësore. Mund të shkaktojë halucinacione dhe, nëse merret në doza të tepërta, mund të çojë në humbje të vetëdijes dhe një ngadalësim të rrezikshëm të frymëmarrjes.
Ajo cfarë vërtetë ngre pikëpyetje në shoqëri është…a është vërtetë ky shembulli që duam për gjeneratat që do të vijnë apo për rininë e cila jo pak është e prirur drejt përdorimit të këtyre substancave? Të pranosh hapur se një lloj droge është në të mirë të njerëzve për të kuruar depresionin nuk është aspak e shëndetshme dhe e bukur. Në një brez, i cili mund të mos jetë mjaftushëm i informuar për pasojat që sjellin këto lloje substancash, mund të jenë fatale për persona që ndjekin këto “modele” bilionerësh. Ndaj a mund të themi lirisht se nuk janë këto persona, modelet që duam të na “edukojnë” dhe influencojnë me pozitat e tyre?