Tanimë që Big Brother Vip është në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar (fatmirësisht ose fatkeqësisht) nga çfarë thuhet dhe ndodh brenda shtëpisë lindin shumë komente dhe analiza që të ngacmojnë dhe nuk mund të rrish pa i përmendur. Secili nga ‘VIP-at’ personifikon veten e tij, por të gjithë bashkë personifikojnë njerëzit më të rëndësishëm në vend dhe më të famshëm që shumë prej ‘popullit të thjeshtë’ i shikon si modele.
Një ndër diskutimet e mbrëmshme ishte për një lojë ku kishin bllokuar tualetin, deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por ajo që të bën ‘të vendosësh duart në kokë’ është se u përmend besa në një situatë tualeti.
Ata djem dhe burra aty brenda duket se nuk e dinë sa peshon fjala ‘besë’ dhe se për të janë shuar familje e fise të tëra. Romeo Veshaj, një ndër të preferuarit e publikut i drejtohet Julian Dedës:
‘Ti i dhe besën që nuk do ja bllokoje tualetin!’
Në cilin ligj të Kanunit, ku besa është një ndër pikat kryesore, thuhet që mund të ndajë edhe çështjet e tualetit? Produksioni në këto raste duhet të tërheqë vëmendjen që mos të bëhen paralelizime të tilla pasi besa është karakteristika kryesore e shqiptarëve dhe nuk mund të përdoret nga persona të papërgjegjshëm që përdhosin edhe nderin, edhe personalitetin e tyre vetëm për një lojë.
Besa e shqiptarit mund të përmendet në çdo situatë, por jo për tualetet e VIP-ve!/ Klara Murra