Serbia vijon të kërcënojë Kosovën me “përdorim të ushtrisë nëse do të jetë nevoja” pavarësisht paralajmërimit të qartë të NATO-s ndaj regjimit të Vuçiçit që të mos tentojë prishjen e paqes në rajon.
Kështu, gjatë ditë së sotme, Ministria e Mbrojtjes në Serbi ka njoftuar se forcat e saj ushtarake janë vënë në gatishmëri të lartë pranë kufirit me Kosovën, raporton abcnews.al.
Sipas njoftimit shefi i shtabit të përgjithshëm i Forcave të armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviç, ka vizituar sot Forcat e armatosura serbe të angazhuara , sipas
Serbisë në kontrollin e Zonës së Sigurisë Tokësore dhe sigurimin e vijës kufitare me Kosovën. Gjatë vizitës në bazat e forcave ushtarake afër kufirit me Kosovën shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë shoqërohej nga komandanti i
Forcave Tokësore, gjeneral Milosav Simoviç, shefi i Drejtorisë Operative (J-3) Želimir Glišoviç, dhe shefin e Drejtorisë së Logjistikës (J-4), gjeneralmajor Srđan Petkviç.
Kujtojmë se një javë më parë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë u tensionuan, pasi Prishtina vendosi të zbatonte ligjin për reciprocitetin e targave mes dy vendeve .
Ky vendim nuk u prit mirë nga Serbia, e për pasojë në veri të Kosovës nisën situata që kujtonin fillimin e një lufte.
Si rrjedhojë qeveria e Kosovës vendosi të pezullojë përkohësisht për një periudhë 30 ditore masën e reciprocitetit më Serbinë.