Turqia ka pezulluar të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të ofensivës së saj në Gaza. Ministria turke e tregtisë tha se masat do të jenë në fuqi derisa Izraeli të lejojë një fluks të pandërprerë dhe të mjaftueshëm ndihme në Gaza.
Ministri i Jashtëm i Izraelit akuzoi presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan se po vepron si një diktator dhe sipas tij Erdogan po shpërfill interesat e popullit dhe biznesmenëve turq dhe po injoron marrëveshjet tregtare ndërkombëtare. Në një deklaratë, Turqia tha se pezullimi i tregtisë mbulonte të gjitha produktet.
“Turqia do t’i zbatojë me rigorozitet dhe vendosmëri këto masa të reja derisa qeveria izraelite të lejojë një rrjedhë të pandërprerë dhe të mjaftueshme të ndihmave humanitare në Gaza,” thuhet në deklaratë.
Erdogan është bërë gjithnjë e më i ashpër në kritikat e tij ndaj Izraelit që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar. Në janar, ai tha se ofensiva ushtarake që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nisi si kundërpërgjigje ishte jo më pak se ajo që bëri Hitleri.