Për herë të dytë në më pak se dhjetë vjet Presidenti kinez Xi Jinping viziton Serbinë. Homologu serb, Aleksandar Vuçiç e konsideroi Xinë si një mik të madh të Serbisë. Serbia po i forcon marrëdhëniet e saj me Kinën, me të cilën bashkëpunon kryesisht në fushën e projekteve të infrastrukturës.
Kina i ka dhënë Beogradit si hua rreth 5.5 miliardë dollarë në periudhën 2014-2023 për projekte infrastrukturore, rrugë, ura dhe hekurudha.
Është në ndërtim e sipër është edhe hekurudha e shpejtë Beograd-Budapest, pjesë e iniciativës kineze “Brezi dhe Rruga”. Beogradi ka mbështetjen politike të Kinës edhe në mosnjohjen e Kosovës. Qëndrimin në Beograd të liderit kinez dhe delegacionin të tij me rreth 400 anëtarë e monitorojnë 3400 policë.