David Cameron, sekretari i jashtëm britanik, i premtoi Ukrainës tre miliardë paund ndihmë ushtarake vjetore “për aq kohë sa duhet”.
Gjatë një vizite në Kiev ai theksoi po ashtu se Britania nuk është kundër që Ukraina t’i përdorë armët që ia dërgon Britania për sulme brenda Rusisë për të cilën Kremlini e konsideron një përshkallëzim të konfliktit .
“Ne jemi mbështetësit tuaj më të fortë. Unë mendoj se paketa që shpallëm është e rëndësishme jo vetëm sepse ishte paketa më e madhe e armëve të dhuruara që ne kemi bërë deri më tani, mendoj se këto tre miliardë paund nuk janë vetëm këtë vit, por për një kohë edhe më të gjatë. Kjo është paketa shumëvjeçare e së ardhmes për t’i treguar Putinit se ne do t’ju mbështesim për aq kohë sa duhet.”
Cameron takoi Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba dhe Presidentin Volodymyr Zelensky në vizitën e tij të dytë në Kiev si sekretar i Jashtëm. Kryediplomati britanik përshëndeti edhe miratimin e paketës prej 60 miliardë dollarësh nga Kongresi Amerikan.