Është përuruar në Gjakovë ditën e sotme busti i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Ky monument që paraqet Skënderbeun mbi kalë u prezantua në parkun e këtij qyteti të Kosovës.
Në ceremoninë e zbulimit të bustit, e cila përkon me 25-vjetorin e çlirimit të qytetit, mori pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj si edhe zyrtarë e politikanë lokalë.