“Mufasa, Mbreti Luan” vjen në kinema këtë Krishtlindje. Disney jep detaje mbi trailerin e filmit të ri të animuar. Filmi tregon historinë e Mufasës, para se të bëhej mbret e para se të lindte Simba. Tregimi është si në një roman, nëpërmjet një flashback dhe personazhi i Rafiki i tregon historinë Kiarës, që është vajza e Simbës dhe Nalës. Natyrisht nuk mungojnë në këtë histori personazhet e famshëm dhe simpatike Timon dhe Pumba.
Mufasa është një këlysh i vogël, vetëm dhe i humbur dhe tregon historinë e tij që nga takimi me një luan të quajtur Taka dhe nisjen e një udhëtimi së bashku me të tjerë në kërkim të fatit të ekzistencës së tyre.
Kolona zanore i është besuar sërish kompozitorëve më të njohur në botë, ndërsa zëri i Nalës do të jetë sërish i interpretuar nga Beyonce, ndërsa Kiara do të interpretohet nga e bija Blues Ivy.
Mbreti Luan, filmi i animuar i vitit 1994 është ndër më të dashurit për fëmijë e të rritur në mbarë botën, e një ndër më të suksesshmit në historinë e kinemasë.