Aktorja e njohur amerikane Sharon Stone zbuloi se po përballet me një beteje me shëndetin mendor.
Sharon Stone ka luajtur në trillera të ndryshëm, thrillerë erotikë dhe horror që nga vitet 1970 dhe ajo ka vazhduar të jetë shumë e suksesshme, duke fituar “Golden Globes”, “Primetime Emmys”, një yll në Hollivudin e Famës dhe një nominim për Çmimet e Akademisë.
“Ne të gjithë po përpiqemi të përballemi me demonët tanë dhe të gjithë po veprojmë, edhe unë. Dhe duke u përpjekur të kuptojmë se si të vazhdojmë përpara nuk duhet të harrojmë të ndihmojmë edhe njerëzit e tjerë që të ringrihen’,-tha Stone në Turkish Tea Talk me Alex Salmond të enjten, më 25 prill.
Stone ka spikatur në kinematografi sidomos gjatë viteve 1990. Ky reputacion është rrezikuar nga përpjekjet e saj të vendosura për të mbështetur grupet e vuajtura dhe të margjinalizuara, për të cilat ajo ka fituar edhe një Nobel Laurette për punën e saj në mbrojtjen e atyre me HIV dhe AIDS në Çmimin e Samitit të Paqes.