Anaid Kaloti ka në menaxhim me anë të kompanisë së tij një pjesë të madhe të vipave shqiptarë e së fundmi ai ka treguar kush është personazhi që paguhet më shumë në instagram.
Ai tha në një emision se Romeo Veshaj është personi më i paguar për momentin për një postim me shifra që shkojnë deri në 3 mijë euro.
Më tej ai theksoi se kontratat me aktorin nuk mbyllen nën 10 apo 20 mijë euro.
“Influenceri më i mirë në treg sot momentalisht është Romeo Veshaj. Çmimet për një postim mund të shkojnë deri në 3 mijë euro”.