Lewis Hamilton është penduar që nuk ka pranuar ofertën e Tom Cruise për të luajtur një rol në filmin ‘Top Gun: Maverick’. Aktori dhe ylli i Formula 1 kanë një miqësi të ngushtë, e cila ka nisur që nga viti 2014. Ata janë njohur në xhirimet e filmit “Edge of Tomorrow”, ku ylli i Hollivudit ka ftuar edhe shoferin e Mercedesit.
“Së pari, nuk kisha pasur, asnjë orë mësimi në aktrim dhe nuk dëshiroja të isha unë që do të zhgënjeja publikun për këtë film”, u shpreh Lewis Hamilton.
Është shprehur piloti i Formula 1 në një intervistë për revistën GQ. Pavarësisht se Hamilton refuzoi kërkesën miqësia me Tom Cruise vazhdon.
39-vjeçari po punon si producent në filmin e ri të regjisorit Joseph Kosinski dhe me protagonist aktorin Brad Pitt. Shtatë herë kampioni i botës ka ndihmuar kineastët gjatë procesit të xhirimeve me këshillat e tij.