Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare mjeshtri i madh i humorit Zef Deda. Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda ka ndërruar jetë në Shkodër dhe ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të bëhet ditën e shtunë, më datë 25 nëntor. Homazhet do të bëhen në teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër.
Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Ai ka punuar për më shumë se 40-vite në teatrin ‘Migjeni’ të Shkodrës. Zef Deda ishte bashkëshorti i Rozina Dedën dhe babai i Julian Dedës dhe Marjan Deda.
Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2” e shumë komedi të tjera mjaft të dashura për publikun.