Duke nisur nga kjo e hënë përgjatë një jave, shqiptarët do të njihen me mozaikun e pasur të kulturës franceze. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen nga 19-28 qershor.
Java Kulturore Franceze vjen me një program të kuruar të muzikës, kulturës dhe spektaklit. Në qytete të ndryshme në Shqipëri do të ketë koncerte e shfaqje të filmit si dhe argëtim pa fund.
Në kalendarin e aktiviteteve përfshihen shfaqja e disa filmave dhe koncerteve te ndryshme në Tiranë dhe në disa qytete. Java Kulturore e Francës do të mbyllet më 28 qershor me performancën e grupit “Les Swings” në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër.