“Maxi trial” u zhvillua gjatë viteve 1986-1987, i cili çoi në dënimin e 342 mafiozëve dhe njihet si gjyqi më i madh ndërkombëtar. Gjyqi zgjati nga data 10 shkurt 1986 deri më 30 janar 1992 dhe u mbajt në një gjykatë të stilit bunker e ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim brenda mureve të burgut Ucciardone.
Prokurorët sicilianë akuzuan 475 mafiozë për një sërë krimesh në lidhje me aktivitetet e mafias, bazuar kryesisht në dëshmitë e ish-bosëve të mafias në veçanti të Tommaso Buscetta dhe Salvatore Contorno.
Rreth orës 12.30 të mëngjesit në 16 korrik 1984, në nxehtësinë mbytëse të një zyre të vogël në selinë e prokurorisë në Romë, ish-shefi i Mafias, Tommaso Buscetta nisi të dëshmonte. Buscetta, i njohur ndryshe si Don Masino, filloi bashkëpunimin me qeverinë për krimet e mafias.
Buscetta e dinte shumë mirë domethënien e vendimit të tij. Ai e dinte që ky ishte një moment historik, si për vete ashtu edhe për Falcone. I mbështetur përpara në karrigen e tij, ai i tha hetuesit:
“Së pari, ata do të përpiqen të më vrasin, pastaj do të vijë radha juaj. Ata do të vazhdojnë të përpiqen derisa të kenë sukses.”
Mafia, sigurisht, arriti të vrasë Giovanni Falcone, pas një sulmi me bombë në makinë në maj 1992. Për ironi, Cosa Nostra nuk arriti të vriste Don Masino. Njeriu që njihet prej kohësh në Itali si Il Primo Pentito vdiq në vitin 2000 në moshën 71 vjeç, i vrarë jo nga plumbi i një vrasësi profesionist por më tepër nga kanceri në mushkri.
Ai vdiq në Florida. Sipas dëshmitarëve të fqinjëve të tij në SHBA dhe mjekëve që e mjekuan, emri i tij ishte Roberto. Zakonisht për një burrë që kishte jetuar me një mantel dhe kamë, detajet e vdekjes së tij u bënë të ditura shumë shpejt.
Ai gjithashtu ishte martuar tre herë në tre kontinente të ndryshme. Udhëheqësi i “bosave” Toto Riina, duke iu referuar stilit të tij të jetës tha : “Ju nuk dini si të silleni Buscettam ai nuk është serioz”.
Toto Riina gabohej. Tommaso Buscetta ishte në fakt shumë serioz, në të vërtetë – së pari si një mafioz, i cili merrej me trafikimin e drogës dhe më pas si njeriu i cili bashkëpunoi me hetuesit e shtetit ishte për të ndryshuar të gjithë ndikimin e luftës së Italisë kundër krimit të organizuar.
Dëshmia e Buscetta ishte një element kryesor në çështjen e prokurorisë së shtetit në “Maxi Trial” 1986-87 në Palermo në të cilën u dënuan më shumë se 300 mafiozë në lidhje me 121 vrasje dhe krime të tjera.
Jeta e Buscetta si një mafioz nisi në kohën e luftës në Palermo. Në moshën 16 vjeç, ai filloi punë në tregun e zi. Përgjatë viteve 1950 dhe deri në vitet 1960, ai u përfshi në kontrabandën e cigareve.
Ai udhëtoi në Amerikën e Veriut dhe Jugut për një “biznes familjar” duke përdorur emra të ndryshëm si Mario Conserva, Manuel Lopez Cadena dhe Roberto. Ai u arrestua në Brooklyn në New York në qershor 1970. Ai u lirua me kusht duke paguar 75,000 dollarë.
Sidoqoftë, dy vite më vonë, gjërat nuk shkuan aq mirë kur ai u arrestua në Brazil nën akuzat e trafikimit të drogës. I ekstraduar në Itali, ai kaloi shumicën e viteve 1970 në një burg në Palermo dhe më pas në Torino para se të arratisej, përsëri në Amerikën e Jugut pasi “çuditërisht” u la në arrest shtëpie nga një gjykatë e Torinos.
Megjithatë, gjatë viteve të ardhshme jeta e Buscetta-s do të ndryshonte rrënjësisht. Ndërsa ishte në Brazil, familja e tij u përfshi në një luftë në Palermo . Vëllai, dhëndri dhe dy nipat e tij mbetën të vrarë.
I lodhur nga jeta në arrati dhe i frikësuar për sigurinë e tij, ai filloi të reflektojë për të ardhmen e tij. Kur u arrestua në Brazil në 1983, magjistrati Falcone udhëtoi nga Palermo, për të marrë në pyetje Buscetta, raporton abcnews.al
I informuar për intervistën e tij të ardhshme me magjistratin e Palermos, Buscetta vendosi të vishej me një xhaketë të bardhë, këmishë blu të errët me kravatë dhe pantallona të zeza.
Falcone mori në pyetje Buscetta. Ai e pyeti:
“Magjistrat, sa kohë keni? Nuk do të dalë as dita e sotme edhe e nesërme të përgjigjem ……”
Më pak se një vit më vonë, duke kuptuar që rrethi po ngushtohej, Buscetta u përpoq të kryente vetëvrasje. Brenda disa ditësh nga përpjekja e dështuar e vetëvrasjes, Brazili pranoi kërkesën e Italisë për ekstradimin e tij.
Gianni De Gennaro, oficeri i lartë Interpol u dërgua posaçërisht për ta shoqëruar në Itali. Ai mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Rio de Janeiro të premten me 13 Korrik, dhe zbuloi se askush – as konsullata italiane, policia braziliane nuk ishin munduar të rezervonin një biletë për Buscetta.
Tri ditë më vonë, Buscetta ra dakord të bashkëpunonte me policinë. Marrja në pyetje zgjati 45 ditë, duke bërë që Falcone të japë 3,600 urdhra kontrolli dhe 366 urdhër-arresti. Buscetta e dinte që provat e tij nuk do të fundosnin mafian, por ai e dinte po ashtu se dëshmia e tij do të godiste një pjesë të madhe të mafias, por sigurisht do të fitonte armiq të betuar pas hekurave, raporton abcnews.al
Buscetta i kishte thënë dhënë shumë prova Falcone por jo të gjitha. Në momentin që Falcone e pyeti se me cilët politikanë kishte bashkëpunuar ai i tha:
“Më mirë, mos ti dini”. Sidoqoftë Cosa Nostra luftoi në mënyrë të pandalshme, duke vrarë fillimisht tre anëtarë të tjerë të familjes së Buscetta, përfshirë dy djem.
Më vonë në gjykatë, në një përballje dramatike me një nga mafiozët që ai kishte shënjestuar, kumbarin Pippo Calo, Buscetta zbuloi diçka nga zemërimi i hakmarrjes personale. I inatosur nga dredhia e Calos, i cili u hoq sikur nuk e njihte Buscetta tha:
“Ti po hiqesh sikur nuk më njeh, por ti rrite dy djemtë e mi, të njëjtët që i shpëtove”.
Cosa Nostra, vazhdoi të kundërpërgjigjej, duke i dhënë një goditje të rëndë shtetit italian kur vrau në një shpërthim me bombë jo vetëm Giovanni Falcone në maj 1992, por edhe mikun e tij dhe kolegun e tij Paolo Borsellino, dy muaj më vonë.
Këto dy vrasje e shtynë Buscetta të ndryshonte taktikën. Tani kishte ardhur koha që ai të zbulonte personalitetet politike. Në vitin 1993, ai zbuloi mafiozin më të madh nga të gjithë -senatorin e epokës së pasluftës.
Në një shkëmbim të famshëm gjatë gjyqit të Senatorit Andreotti, avokati mbrojtës Franco Coppi e pyeti Buscetta nëse provat që ai sapo kishte dhënë ishin bazuar në spekulime ose të dhëna të sakta. Buscetta u përgjigj se njohuritë e tij ishin të vërteta.
Realiteti mund të ketë qenë shumë i rëndësishëm për Buscetta. Por si prova në një gjykatë, nuk kishin vlerë. Gjykatat në Perugia dhe Palermo refuzuan provat e tij dhe shfajësuan Andreottin dhe legjislacioni i ri thekson se mafiozët duhet të japin prova bazuar vetëm në njohuritë e tyre dhe në prova reale.
Për Buscetta, gjyqi ishte zhgënjyes: një zhgënjim që u pasqyrua në titullin e librave të tij të fundit – Mafia ka fituar.