Dy më të vegjlit e familjes mbretërore, Princesha Charlotte dhe Princi Louis duket se kanë një marrëdhënie shumë të veçantë. Këtë e ka vërtetuar edhe videoja e fundit e cila po bën xhiron e rrjetit. Teksa familja mbretërore po bënte shëtitjen në Sandringham për Krishtlindje, ai ka vrapuar pas së motrës duke thirrur emrin e saj dhe duke i dhënë asaj një buqetë të vogël me lule. Ky gjest ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve dhe ka shkaktuar ovacione tek qytetarët që ishin mbledhur për të parë familjen mbretërore.
Një gjest tjetër i tij, është kur merr një libër dhe ja dhuron një vajze të vogël e cila ndodhej pikërisht në turmën e njerëzve. Princi Louis është mjaft i dashur nga publiku për shkak të sjelljeve të tij qesharake në momente serioze dhe duket se është edhe shumë i sjellshëm me të motrën dhe me të tjerët. Një gjë është e sigurt, se Princi Louis di si ta rrëmbejë vëmendjen dhe të bëhet protagonist në çdolloj situate.