Met Gala 2024 ashtu si çdo herë u zhvillua të hënën e parë të muajt maj në Muzeun Metropolitan të Artit. Në ngjarjen më të madhe të modës tema e këtij viti ishte “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i modës”, por kodi i veshjes ishte “Kopshti i Kohës”. Prandaj dhe shumica e yjeve që morën pjesë, për veshjet e tyre ishin frymëzuar nga lulet, petalet, degët dhe gjethet.
Dua Lipa, Zendaya, Tyla, Sabrina Carpenter, Lana del Rey, Nicki Minaj, Gigi Hadid ishin disa prej personazheve që tërhoqën vëmendjen me pamjen e tyre.