Manchester City mban në ankth Arsenalin. Kampionët në fuqi të Anglisë qëndrojnë pranë londinezëve në garën për titull, me Premier League angleze që ka hyrë në një fazë tepër të nxehtë. Pas 15 javësh kampionat, tashmë distanca mes dy ekipeve shkon në 5 pikë, me skuadrën e Pep Guardiolës që bëri mirë llogaritë kundër Leeds United. City triumfoi në transfertë me shifrat 3-1, në një duel ku u vendosen shumë rekorde. Goli i Rodri zhbllokoi sfidën, pas një topi të harruar në zemër të mbrojtjes kundërshtare. Realizim që dërgoi në epërsi Cityn drejt dhomave të zhveshjeve.
Ndërsa në të dytën skenën e mori Erling Haaland, që shkruajti emrin me gërma të arta. Fillimisht shënoi për 2-0, ndërsa të tentativën e radhës thelloi akoma dhe më shumë llogaritë e Manchester City, duke trefishuar sërish me Haaland. Norvegjezi u ngjit në kuotën e 25 golave në paraqitjen e 20 nën drejtimin e Pep Guardiolës për t’u bërë lojtari më i shpejtë që arrinë këtë kuotë golash, për të lënë pas lojtarë si Lionel Messi, Samuel Eto’o dhe Thierry Henry.
Shifra për rekord, pasi tashmë Haaland ka shënuar 20 prej golave në kampionat, në 14 sfida të luajtura për të tejkaluar edhe babanë e tij, që kishte shënuar vetëm 19 gola në eksperiencën e tij mes Nottingham Forest, Leeds United dhe Manchester City. Me dopietën e shënuar ndaj Leeds, 22-vjeçari ka marrë pjesë në 100 gola në 81 paraqitjet e fundit në Premier League dhe Bundesligë, me 82 gola dhe 18 asistime. Një fitore që e ngjit City në kuotën e 35 pikëve në vendin e dytë, duke e dërguar në +2 distancën me Newcastle ndjekës që ka edhe një sfidë më shumë të luajtur./ Klan News