Bëri bujë një deklaratë e këngëtarit Robert Berisha nje dite më parë, i cili tha se këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ka publikuar me qëllim një poster ku të dy duhet te performonin bashkë. Ndër të tjerash ai u shpreh se këtë e ka bërë për Besin.“Për Besin, me mua nuk ka asgjë, ka thënë hajt ta nxjerr pak keq produksionin aty ku është Besi”, u shpreh artisti në Sol të Klan Kosovës. Pas kësaj, menaxheri i Xhensilës reagoi ndaj Robertit duke publikuar një voice të cilën siç thotë ai, ia ka dërguar vet Roberti 1 orë para se të futej në fermë dhe i kanë thënë organizatorit që do të dalë me datën 8.
“Data është mbyllur nga vet Roberti dhe para se të dilte para publikut ka përdorur gjëra tera për arsye të daljes”, ka shkruar ai. Në postimin tjetër ai theksoi se rrjetet sociale të Xhensilës menaxhohen nga ai dhe stafi i tij dhe se artistja nuk merret me data as me artistët që janë të ftuar në koncertet e saj.