Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ende nuk ka vendosur nëse do të shkoj në takimin në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, i thirrur nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.
Ai shtoi se për këtë do të flasë me ekipin dhe do të vendosë në fillim të javës. Kurti tha se është i angazhuar në dialog, por se po mungon zbatimi i marrëveshjes së plotë.
“Unë pata kërkuar që takimi të jetë në javën që po shkoi në Bruksel me urgjencë dhe kam propozuar planin pesë pikësh, mirëpo tanikemi një kërkesë që takimi të jetë në javën e ardhshme. Një herë u tha data 22, pastaj data 23, pastaj sërish data 22. Do ta diskutoj me ekipin tim dhe me siguri që do t’i japim një përgjigje javën e ardhshëm”.
Kurti është pyetur edhe në lidhje me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se është koha për të gjetur zgjidhje bashkë me BE-në dhe SHBA-në, por kryeministri nuk preferoi të jepte një përgjigje.