Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të një karburanti në Mullet ku automjeti me drejtues 24-vjeçarin N.P ka përplasur 3 adoleshentë të moshës 17-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë, tre të rinjtë janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për t’u pyetur në lidhje me aksidentin. Grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.