Roza Lati ka hapur zemrën e ka treguar një pjesë të jetës së saj që se kemi ditur deri më sot. Teksa bisedonte me Gazin, moderatorja rrëfeu se e ëma, Rita Lati, ka lindur një vajzë para Rozës, që e kishte quajtur Tila.
Për fat të keq foshnja ndërroi jetë 40-ditëshe dhe Roza shprehet se nëse motra e saj do të kishte jetuar, ajo nuk do kishte ekzistuar.
“Para se të lindja unë, mami ka sjellë në jetë një vajzë, motrën time. 40 ditëshe ka ndërruar jetë. Tila ia ka vendosur emrin, Tila Lati. Po të jetonte ajo, unë nuk do të ekzistoja. Ajo ndërroi jetë bebe”, tha Roza.