Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar me votë unanime gjyqtaren Arnisa Këlliçi, pasi kjo e fundit u mor e pandehur nga Prokuroria e Tiranës ditën e sotme. Prokuroria bëri të ditur se gjyqtarja kishte bërë kallëzim të rremë dhe falsifikim dokumentash për një kërcënim të drejtuar asaj, por që hetimet zbuluan se ishte shkruar nga vetë ajo.
Komisioni Disiplinor ka propozuar shkarkimin e gjyqtares.
Në njoftimin e Prokurorisë mësohet se gjyqtarja, e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pretenduar se në zyrën e saj, i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst, “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.