Pas përfundimit të “Big Brother”, u duk se morën fund edhe dinamikat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Mbi të gjitha, u duk se mes dy personazheve kryesore, Oltës dhe Luizit, mori fund “lufta”.
Ata nisën xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i cili është bërë kryefjala e kohëve të fundit.
Por, shumë shpejt dolën fjalë se marrëdhënia e tyre është tensionuar sërish.
Ata janë shfaqur shpesh nervozë ndaj njëri-tjetrit, në prani të të gjithë kastit të aktorëve.
Madje thuhet se në rrafshin personal, Olta dhe Luizi nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin.
Persona afër tyre kanë thënë se shpesh Olta e ka kritikuar Luizin për nivelin e tij në aktrim.
Megjithatë, projekti i filmit ka vijuar dhe aktualisht xhirimet janë drejt përfundimit.