Policia ka ndëshkuar një person sot në plazhin e Jalës, sepse me gomonen e tij ka shkelur perimetrin e përcaktuar nga autoritetet, duke vënë kështu në rrezik jetën e pushuesve.
Efektivët e policisë kanë ndaluar mjetin e tij lundrues dhe i kanë vendosur 100 mijë lekë të reja gjobë, si masë administrative.
Ndërkaq, autoritetet vijojnë kontrollet në gjithë hapësirën ujore në vend. Policia kërkon nga të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm dhe të respektojnë perimetrin e përcaktuar, që të garantohet siguria e pushuesve.