I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka zbutur tonet me kryeministrin kosovar Albin Kurti duke e konsideruar atë si një “partner të SHBA-së, ndonëse e ka cilësuar se nganjëherë është një partner i vështirë”.
Disa ditë më parë SHBA-ja dhe ndërkombëtarët fajësuan Kurtin për tensionet e fundit, ndërsa kanë kërkuar që kryetarët shqiptarë të mos futeshin në objektet komunale të komunave në veri. Ndërkombëtarët kanë kërkuar zgjedhje të reja në veri, duke garantuar pjesëmarrjen e serbëve, por deri tani nuk ka asnjë marrëveshje mes palëve.