Senatorët amerikanë i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet në veri të Kosovës sa më parë pasi refuzimi i kërkesës do të sjellë pasoja në marrëdhëniet dypalëshe. Në deklaratën e përbashkët të disa senatorëve të udhëhequr nga Jeanne Shaheen, thuhet se si ligjvënës, përtej linjave partiake, jemi gjithnjë e më të shqetësuar më situatën e brishtë e sigurisë në veri të Kosovës.
Ritheksojmë se ka mbështetje të gjerë dypartiake në Senatin amerikan për përpjekjet e Bashkimit Evropian në bashkërendim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, për të ndërmjetësuar një rrugë përpara. Senatorët kërkuan edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.