Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pret që Ukraina të ndërmarrë vendimin për themelimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën, gjatë një fjalimi me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës në Prishtinë.
Teksa foli nga eventi Osmani theksoi se mbështetja e Kosovës për Ukrainën “është parimore dhe orientohet nga vlerat e rrënjosura thellë në themelet e shtetit tonë sovran”.
“Presim që Ukraina do ta kthejë mbështetjen nga Kosova si shtet i pavarur dhe sovran dhe një aleate e natyrshme në këtë rajon. Lufta i ka përafruar popujt tanë dhe tashmë është koha për vendime të guximshme për themelimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, tha Osmani.