Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka publikuar një fotografi me Noizy-n. Krahas fotos, ai ka përcjellë dhe një mesazh për të gjithë reperët.
Ish deputeti iu thotë reperëve që të mos e kopjojnë politikën shqiptare, të mos përdorin gjuhë urrejtjeje dhe fyese për njëri-tjetrin.
Reagimi i plotë:
Të nderuar miq, mbrëmë kam takuar Noizyn në Prishtinë, gjatë kësaj vere kam takuar dhe biseduar gati me të gjithë reperët shqiptar të Kosovë dhe të Shqipëri. Kërkesa ime e vazhdushme për secilin prej tyre ishte:“Mos e kopjoni politikën shqiptare” mos përdorini gjuhë urrejtje dhe fyese për njëri-tjetrin “Fjale e mirë sjellë fjalën e mirë ,fjala e keqe sjellë fjalën e keqe ,dhuna sjellë dhunë “Ne të gjithë jemi shqiptar dhe duhet ta duam njëri-tjetrin dhe të jemi gjithmonë të gatshëm ti mbrojmë trojet tona. Rinia jonë është e mrekullueshme, demokratike, pro-Perëndimore dhe kurrë me Lindjen, populli ynë ska asgjë të përbashkët me Lindjen. Këto ishin kërkesat e mia që i kam shprehur së pari reperit më të ri Don Xhonit, pastaj Stresit, Azetit e edhe Noizyt . Te gjthë ju Doni, Stresi, Azeti, Noizy Ledri, Kresha Unikatili këndoni, vallëzoni, jetoni një për të gjithë e të gjithë për një.