Luizi dhe Kiara janë sot çifti më i komentuar në Shqipëri pas dasmës së zhvilluar ditën e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip. Pas ceremonisë që u kurorëzua me puthjen e shumëpritur të Kiarës ndaj këngëtarit, ka ardhur edhe reagimi i nënës së Luizit.
Ka qenë ish konkurrenti i Big Brother Vip Meridian Ramçaj i cili ka publikuar një bisedë me nënën e Luizit. Ai i ka dërguar disa foto të çiftit ndërkohë që ajo shkruan: “U trashëgoftë”.