Gazetari Bledi Mane i cili njihet për komentet e tij thumbuese, në një intervistë të dhënë në një televizion, ka thënë se teknologjia i ka dhënë mundësi shumë njerëzve të kenë mundësi që të bëjnë profesione që përpara teknologjisë nuk ishin të mundura përpara internetit.
Ndër të tjera, ai theksoi se teknologjia nuk të bën dot aktor dhe kjo si duket është një thumb për Olta Gixharin pasi ai me tutje vijon:
‘Përmes teknologjisë nuk bëhesh dot aktor. Shkollat tona për shembull, fakulteti im ka nxjerrë çdo vit me qindra gazetarë, por 95% e emrave janë tretur, nuk janë më. Akademia e Arteve, për shembull, kemi Olta Gixharin. Mund të jetë nënë e mirë, gocë e mirë, e gjatë, simpatike, por unë s’di ndonjë rol që më ka mbetur në mendje nga Olta,” – u shpreh Mane.
Dinamikat dhe banorët brenda shtëpisë së Big Brother Vip tashmë komentohen nga të gjithë jashtë përfshirë edhe nga personazhet publike.