Chrissy Teigen u shfaq nuse mahnitëse me një fustan të bardhë të shkurtër, për të rithënë zotimet e saj me John Legend për të festuar 10-vjetorin e martesës në Liqenin e Como, Itali. Ata festuan 10 vjetorin përpara fëmijëve, miqve dhe familjes së tyre në të njëjtin vend ku u martuan për herë të parë një dekadë më parë.
Dyshja u martuan më 14 shtator 2013 në Villa Pizzo, një nga destinacionet më ekskluzive të dasmave në Italinë Veriore. Çifti prej shumë vitesh janë prindër të katër fëmijëve: Luna shtatë vjeçe, Milje pesë vjeçe, Esti tetë muaj dhe Wren e lindur në qershor 2023 nëpërmjet një nëne surrogate.
Çifti u takua kur modelja ishte e pranishme në videoklipin e këngës së John në vitin. Ata u shoqëruan me njëri-tjetrin për gjashtë vjet përpara se John t’i propozonte martesë në vitin 2011.