Dhoma e Avokatisë greke ka mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me çështjen e Fredi Belerit, i cili ndodhet në paraburgim nën akuzën e shitblerjes së votës.
Nga konferenca avokatët grekë thanë se Shqipëria ka shkelur një nga nenet e Konventës Evropianë të të Drejtave të Njeriut. Sipas tyre, Beleri nuk mund të ndalohet që të betohet si kryebashkiak i Himarës, për sa kohë që nuk ka një vendim të formës së prerë për të.
Avokatët grekë kanë deklaruar se masa e paraburgimit ndaj tij është në shkelje me Konventën Evropiane duke theksuar se Beleri duhet të lejohet të marrë detyrën e tij.
“Sa i përket çështjes Beleri. Pika e parë është shkelja e nenit 3 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila thotë se kur një organ i zgjedhur pengohet që të marrë detyrën e tij, kur nuk ka një dënim penal të formës së prerë që e ndalon këtë gjë, sipas ligjit të justifikojë rënien e tij nga detyra. Në këtë rast kur kemi paraburgim kur nuk përfshihet një gjykim i parevokueshëm, ai shmanget nga detyrimi për të ushtruar detyrën si kryebashkiak ku është zgjedhur të mbështesë interesat e atyre që e kanë zgjedhur. Masa e paraburgimit është në shkelje të nenit tre të protokollit të konventës. Kemi dhe shkelje të nenit 10 të konventës ku kemi një mohim që e ndalojnë atë të ushtrojë funksionin e tij dhe shkel të drejtën e shprehjes politike. Kjo është një gjendje që e ndalon të përfaqësojë votuesit e tij. Bie ndesh sa i përket efektivitetit të zgjedhjeve të mbajtura më 14 maj duke minuar kështu vullnetin e popullit. Dënimi prej 4 muajsh, një shkelje e supozuar për ne është jo proporcionale. Mund të jetë paraqitje në organet përkatëse, por jo në këtë masë. Kam dëgjuar Ramën të flasë për pavarësinë e gjyqësorit, por unë nuk e shoh këtë gjë”, deklaruan avokatët grekë.