Capital T dhe Adrola Dushi janë një ndër çiftet më të përfolura në media pavarësisht se asnjëri nuk e konfirmoi kurrë romancën mes tyre.
Ata kanë qenë shumë diskretë me detajet që mund ti nxirrnin zbuluar.
Megjithatë mesa duket çifti nuk është më bashkë, pasi Capital T ka postuar një video në TikTok ku shkruan:
“Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, shkruan ai përbri videos dhe të gjithëve na shkoi mendja për një krizë ose ndarje nga modelja e njohur.
Me siguri, rrjetet e tyre sociale tashmë do të jenë në ‘lupën’ e ndjekësve për të mësuar sesi qëndron e vërteta.