Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prizren, ku një foshnjë ka ndërruar jetë disa minuta pasi ka lindur. Ka qenë babai i foshnjës i cili e ka denoncuar rastin në polici.
Ai pretendon se fëmija i tij ka ndërruar jetë nga neglizhenca e mjekëve të maternitetit. Policia ka vendosur në pranga 3 mjekë të cilët kanë asistuar në lindjen e foshnjës. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.