Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kukës. Xhevit Sopaj për 21 vjet kishte në letra një vajzë, që në fakt nuk ekzistonte.
57-vjeçari e ka regjistruar në Gjendje Civile foshnjën si vajzën e tij dhe më pas në vitin 2021 e ka shpallur të vdekur. E gjithë kjo ishte një skemë që Sopaj të përfitonte më shumë pension.
Për ta realizuar skemën, dyshohet se 57-vjeçari u ndihmua nga një mjek dhe administratori i një agjencie funerale.
Pas disa muaj hetimesh, policia zbuloi se në fakt ky fëmijë nuk kishte lindur e as nuk kishte vdekur kurrë. 57-vjeçari u arrestua nën akuzën e mashtirmit dhe falsifikimit.