Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i kënaqur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë. Sllovaku në një postim në Twitter, thotë se do të vazhdohet me diskutime në takimin e nivelit të lartë.
Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas takimeve që ai zhvilloi në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe përfaqësuesin serb në dialog me Kosovën, Petar Petkoviç.
“Udhëtova për në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe në Beogradit të bëjë të njëjtën gjë me presidentin serb, Aleksander Vuçiç dhe Petar Petkoviç. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim propozimin evropian. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar atë si një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.