BE është kundër Tik Tok. Ky duket se është vendimi i radhës i institucioneve evropiane kundër rrjetit social që duket se krijon problematika jo të lehta. Duke nisur nga e enjtja, KE duket se do të marrë vendim për pezullimin e disa funksioneve të aplikacionit Tik Tok në Spanjë e Francë, që nëpërmjet një sistemi me çmime i shtyn përdoruesit të kalojnë më shumë kohë në platformë. Sipas Brukselit, shqetësimi më i madh dhe kryesor është i lidhur me dëmet e rënda në shëndetin mendor të përdoruesve, përfshirë mbi të gjithë të miturit, duke qenë se programi me çmime, mund t’i krijoje varësi të plotë.
Kjo iniciativë ligjore e BE është ndërmarrë në bazë të Digital Services Act dhe vjen menjëherë pas votës së Dhomës së Përfaqësuesve me 325 pro në SHBA për ndalimin e përdorimit të Tik Tok në territorin amerikan, pasi përbën kërcënim për sigurinë kombëtare dhe shëndetin e përdoruesve.