Al Pacino dhe partnerja e tij Noor Alfallah janë ndarë dhe ajo ka bërë kërkesë për kujdestarinë e djalit të saj tre muajsh që ka me aktorin, Roman Alfallah Pacino.
Alfallah 29 vjeç, paraqiti dokumente ligjore në Los Angeles duke kërkuar kujdestarinë e plotë fizike të foshnjës, duke shtuar se ajo dëshiron që aktori 83-vjeçar të ketë ‘vizita të arsyeshme’. Pacino dhe Alfallah ishin të lidhur që nga prilli i vitit 2022 dhe mirëpritën në jetë djalin e tyre më 6 qershor në Spitalin “Sinai Cedar” në Los Angeles.
Al Pacino është tashmë baba i tre fëmijëve me dy gra. Ai ka binjakët 22-vjeçarë Olivia Pacino dhe Anton James Pacino me Beverly D’Angelo, dhe Julie Pacino 33 vjeç me ish-gruan Jan Tarrant.