Në rrjet ka qarkulluar një video e babait të Sara Gjordenit, i cili i është përgjigjur akuzave të ish-konkurrentes së BB VIP 3. Ai ka treguar arsyen e ndarjes bashkëshortore, duke akuzuar të ëmën e Sarës se shkaku i divorcit ishte tradhëtia e saj.
Pak momente më herët ka ardhur dhe një reagim prej Sarës e cila ka reaguar ashpër ndaj akuzave të babait të saj, dhe shprehet se ndjehet tepër e shokuar dhe e quan babain e saj ‘monstër’.
‘Turp, sot më theve zemrën dhe më braktise për herë të dytë. Je shembulli më i keq i një babai dhe qenia më e ulët që ka shkelur në tokë.- është shprehur Sara.