Në fshatin Grudë të Shkodrës janë regjistruar të shtëna me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Të shtënat kanë qenë në drejtim të shtetasit Gent Larushku, i cili ka shpëtuar pa lëndime.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes
“Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje“, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.