Pak ditë më parë, reperi Stresi ndau një foto në profilin e tij në Instagram ku shfaqej me një vajzë “misterioze”, fytyra e së cilës nuk dukej.
“Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”, shkroi reperi krahas fotos.
Nëpër media qarkulloi lajmi se vajza në fjalë ishte 18 vite më e vogël se Stresi dhe se partnerja e reperit quhej Erzenida.
Por, vetë Stresi ka reaguar me një video ku thotë se vajzën në foto e ka thjehst shoqe.
“Single më keni. Beqar do më keni dhe për pak kohë, por nuk është mirë të nxirrni gjëra të pavërteta sepse nuk ka asgjë të keqe që të dal në darkë me një shoqe”, ka thënë Stresi.