Sipas një studimi të botuar së fundmi, një në dy persona që kanë pësuar një arrest kardiak të papritur, kanë pasur të paktën një simptomë paralajmëruese 24 orë para arrestit. Studimi thotë se simptomat ndryshojnë në varësi të dy gjinive.
Zbulimi i hershëm i shenjave paralajmëruese mund të shpëtojë jetë, pasi shumica dërrmuese e njerëzve që kanë një arrest kardiak jashtë spitalit vdesin brenda pak minutash.
Studiuesit krahasuan simptomat dhe zbuluan se 50% e njerëzve që pësuan një arrest të papritur kardiak, përjetuan dhimbje gjoksi te burrat dhe gulçim te gratë.
Sipas tyre, dhimbja e gjoksit dhe e shoqëruar me gulçim, rritje të pulsit, marramendje, tendenca për të fikët, djersitje apo vjellje është një tregues për kujdes të menjëhershëm mjekësor.