Julian Deda e ka një koleg me të cilin do të luante në skenë derisa të plakej. I ftuar në “Piranj’Kast” me Flor Binaj, Deda tha se me Gent Zenelajn do të kishte dëshirë të luantë derisa të plakej.
I pyetur nga Binaj se mos ndoshta bëhej fjalë për Gent Bejkon, Juli tha se me shaka se ai tashmë jeton në Kanada dhe e konsideron kanadez. Teksa iu referua Ermal Mamaqit, Juli tha se ai në një moment të le pa e ditur se kur mund të kthehet.
Biseda:
Florjan Binaj: Cili është ai aktor apo aktore, me të cilin ti do të kishe qejf të luaje në skenë derisa të plakeshe?
Jul Deda: Po, me Gentin për shembull.
Florjan Binaj: Gent Zenelajn?
Jul Dedaj: S’ka Gent tjetër, mo!
Florjan Binaj: Bejko?!
Jul Dedaj: Aa, me Gent Bejkon jo se Genti ngaqë është në Kanada e konsideroj kanadez tashti. E kupton?! (qesh). Me cilin aktor shqiptar, ishte pyetja, se ai ëhstë kanadez!!! Me Gentin, për shembull. Në përgjithësi me ju që kam luajtur në fillim, që edhe e njohim shumë mirë njeri-tjetrin dhe ia dimë edhe karrierën, edhe ku godet, mund të kisha luajtur gjithë jetën, nuk kam asnjë lloj problemi…Përveçse me Ermalin, se Ermali të le! Të le, thotë “shiko, po iki unë njëherë” dhe pastaj kushedi kur vjen!