Reperi Rigels Rajku (Noizy) i ka punuar një reng mikut të tij Arkimed Lushaj (Stresi).
I ftuar në “Më lër të flas”, Noizyt i është kërkuar nga Romeo dhe Donald Veshaj t’i telefonojë Stresit dhe t’i thotë se ka blerë një luan, por s’ka ku e mban. Mirëpo, Stresi u tregua i gatshëm për ta mbajtur luanin deri në momentin kur Noizy i tha se luani i kishte ngrënë këmbën pronarit të mëparshëm.
Aty reperi kuptoi se gjithçka ishte lojë.
Noizy: E di çfarë kam bërë
Stresi: Hë
Noizy: Kam marrë një këlysh luan dhe nuk kam ku ta le, është në Tiranë
Stresi: E marr unë ore
Noizy: E di sa i bukur është? Është i bardhë
Stresi: Ta mbaj unë o vëlla
Noizy: Duhet mbajtur te shtëpia
Noizy: Është gjashtë muajsh o vëlla, sa një gomar
Stresi: Gjashtë muajsh? Po na ha o vëlla
Noizy: (qesh)
Stresi: Po ku është ta shohim? Sa lekë?
Noizy: E kam marrë unë. Problemi është se luani i ka ngrënë këmbën atij tipit
Stresi: Mos ore…