I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.
SHBA-ja, sipas tij, e kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë. Serbia paralajmëroi se, më 15 dhjetor, do t’i dërgojë një kërkesë të tillë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.