Raketat ruse kanë sulmuar edhe institucionet arsimore në Ukrainë.
Nga ky sulm kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga raketa e fuqishme balistike. Kjo raketë në fakt goditi atë që njihet si “Kështjella e Harry Poterit“ në Odesë.
Mes të plagosurve janë edhe 2 fëmijë dhe një grua shtatzënë. 2 viktima pati nga sulmet ruse edhe në Kharkiv.