Priten surpriza sot në BBV3 për disa prej banorëve. E teksa Meritoni ka shprehur shpesh mungesën e partneres së tij, Ilnisës, një postim i fundit i saj ka ngjallur diskutime në rrjet.
Ilnisa la të kuptohej me një postim të bërë pasditen e sotme në “Instastory”, ku shihet teksa udhëton me makinë dhe videon e ka shoqëruar me mbishkrimin:” Ajo po vjen…”, se mund të jetë pikërisht duke thurur një të papritur për partnerin e saj brenda shtëpisë.
Gazetarja ka qenë së fundmi në Sarandë ku ka pushuar, e pas postimit të saj, shumë pyesin nese mund të rikthehet në shtëpi si banore apo thjesht për të surprizuar Meritonin.