Mazhoranca dhe opozita vijojnë të mos gjejnë dakordësi në punimet e komisionit hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi. Partia Socialiste ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e parashikuar sot në orën 13:00, me argumentin se dita e mbledhjes është caktuar në mënyrë të njëanshme nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi.
Socialistët akuzojnë kryetaren e komisionit se po tenton të kryej hetim partiak dhe jo parlamentar, siç parashikon ligji. Mazhoranca thotë se Komisioni e ka miratuar planin hetimor dhe se duhet të vijohet me procedurat e hetimit parlamentar. Në mbledhjen e shkuar, socialistët votuan planin hetimor të tyre, duke rrëzuar atë të opozitës.